Filloreta Raçi – Fifi ka njoftuar fansat për këngën e fundit në kuadër të albumit të saj të ri të titulluar “Vëmendje”.
Ajo tregon se e fundit do të lansohet së shpejti dhe se është një dedikim për partnerin e saj, Adis Patushin.
Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë imazhe pranë të dashurit të veshur të dy në rozë.
“Adis Patushi të dua me krejt fuqinë e zemrës”, vazhdon më tej shkrimi.
Çifti duhet theksuar se janë bashkë prej shumë vitesh, përkundër që janë komentuar shpesh e kryqëzuar në rrjetet sociale.
Dyshja tani janë në pritje të një djali. /Telegrafi/