Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.
Ajo ditë më parë zbuloi edhe gjininë e foshnjës, e cila bashkë me partnerin e saj, Adis Patushin, janë në pritje të një djali.
Artistja kësaj radhe ka ndarë një tjetër fotografi të ëmbël, përmes së cilës ka bërë edhe një dedikim për të birin.
“Djali mamit vet. Faleminderit për emocionet e bukura po edhe ato më të frikshmet që më bën t’i përjetoj. Faleminderit që po mi bën netët e vështira edhe më le pa gjumë se të hahet natën”, ka shkruar Fifi.
“Faleminderit për rrotullimet e shumëfishta që i bën në çdo moment edhe më bën veç të vjell. Të kam ëndërruar çdo natë fytyrën rrumbullake. Melaqja nënës mezi po pres të të kem në krahë. Të dua edhe pse s’të kam takuar akoma”, shtoi më tej 28-vjeçarja.
Autorja e këngës “Diell” bëri edhe një reagim të ashpër këto ditë në Instagram, pasi theksoi se ka marrë komente të shumta negative.
Kjo pasi është paragjykuar, meqë i dashuri i saj më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë.