Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun.
Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi në rrjetet sociale, ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh sukseset që ka arritur dhe vlerësimet për zërin që ka.
“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton, me zërin që ke?”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve. Ndërkohë, artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.
Prej kohësh Fifi duket më e distancuar nga produksionet e reja, por edhe nga koncertet. Që nga ardhja në jetë e djalit të saj, këngëtarja ka bërë përpjekje për të rikthyer fuqishëm, por duket se koncertet për të kanë qenë të pakta. Edhe verën që sapo kaloi,ajo kishte pak data të zëna, ndryshe nga vitet e shkuara, ku duhet thënë se artistja ishte ndër më të kërkuarat dhe më të paguarat. Por duket se tregu ka ndryshuar shumë muajt e fundit dhe Fifi nuk është më ndër të preferuarët e publikut të netëve live, pohon Panorama. Rreth kësaj ka reaguar edhe vetë këngëtarja, duke u shprehur se të pakta kanë qenë klubet që e kanë ftuar për të kënduar. Fifi rrëfeu se po përballet me disa vështirësi në këtë periudhë pasi jo të gjitha klubet e natës në Kosovë dhe në Shqipëri janë treguar dashamirëse me të. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj./Kosovarja