Mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtarja shqiptare Fifi ka ndarë lajmin e bukur pasi këndoi duetin me Florin.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti e bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.”, është shprehur ajo.
Pas kësaj ajo ka reaguar edhe në ‘Instagram’, ku edhe ka treguar lajmin.
Ajo ka kërkuar nga publiku ta votojnë.