Fifi prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dashurie me Adis Patushin, i cili më herët ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi.
Fufi ka publikuar disa postime në rrjete sociale, ku ka treguar mesazhin e një ndjekëseje dhe thotë se të tilla mesazhe i vijnë çdo ditë.
“Sikur puna e mesazhit paraprak marrë minimalisht 100 në ditë. Tmerr do të thotë”, shkruan Fifi.
“Më keni lodhur. Krahasimet e juaja në nivel zero. Opinionet një turp. Shumica që komentojnë? Po janë profile false që 99 për qind janë njerëz që unë i njoh. Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si me qenë i imi përndryshe do të thotë që nuk e dua njeriun që kam në krahë.. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë po si kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë se çfarë do të ndodhte”, vijoi më tej ajo.