Largimi i këngëtares Fifi nga Big Brother VIP po vazhdon të komentohet, ndërsa edhe ajo vet ka diskutuar lidhur me këtë.
Edhe së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë së Instagramit.
Padyshim nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme, e të cilave krijuesja e hitit “Diell” nuk ka hezituar të iu përgjigjet.
Njëri nga fansat e pyeti se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga Big Brother VIP, teksa Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj.
“Rrugëtimi im ka bë që disa njerëz të ikin vet nga lista e miqve të rremë. Kjo më ka bë me u ndje mirë në fakt. Çka më ka lënduar janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative, mos të them kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan të gjithë. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka thënë Fifi.
Kujtojmë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë) vendosi të largohet nga BBV duke deklaruar se ka nevojë të përkushtohet ndaj vetës dhe brenda shtëpisë nuk po arrinte ta bënte.
Ndryshe, menjëherë pas daljes nga shtëpia Fifi ka publikuar këngën “Diell”, tekstin e të cilës e shkroi sa ishte brenda.
Ky projekt u prit mirë nga ana e fansave të saj dhe brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime.