Fifi është njëra ndër personazhet më të komentuara qysh nga pjesëmarrja e saj në “BBV”.
Ajo u komentua gjatë edhe për alivanosjen e saj në këtë spektakël.
E ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Fifi u pyet pikërisht për këtë situatë dhe atë nëse ajo ka aktruar për të marrë vëmendjen.
“Janë kënaqur shumë njerëz kur më ka rënë të fikët, është shumë e dhimbshme nëse dikush të thotë ishalla nuk qohesh nga aty, ka pas nga publiku, por besoi edhe ata që kanë qenë brenda janë kënaqur. Mendoj se shumica e njerëzve kanë menduar që kam aktruar, ata që më njohin e dinë se sa shume e vuaj pjesën e alivanosjes, nuk kam aktruar dhe nuk mund ta bind askënd për këtë, maksimumi që mund të them ata që e kanë provuar ma din dhimbjen, është sikur ajo shprehja e Nastradinit: A ke rënë nga dardha? Jo, e atëherë nuk e di”, ka thënë Fifi.
Kujtojmë pak pas këtij momentin, Fifi kishte vendosur të largohej nga shtëpia e famshme duke e lënë në gjysmë eksperiencën e saj në “BBV”.
Pas daljes, ajo krijoi lidhjen me Adis Patushin, me të cilin edhe po shijon lidhjen.