Fifi ka qenë një ndër personazhet më të përfolura në media javët e fundit.
E gjithë kjo për shkak të hyrjes së saj në Big Brother VIP, ku ajo shpalosi shumë gjëra për jetën e saj private edhe profesionale.
Por, tashmë këngëtarja ka kohë që është larguar nga BBV pas një situate të pakëndshme gjatë një spektakli ku edhe u alivanos.
Tashmë ajo i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.
Ajo ditë më parë ka udhëtuar për në Turqi ku ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.
“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.
Ndryshe projekti i fundit i saj “Diell” i krijuar sa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri numëron afro 6 milionë klikime në Youtube.