Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raci-Fifi krahas një karrierë të suksesshme muzikore tërheqë vëmendje edhe me jetën e saj private.
Që kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi ka gjetur dashurinë dhe prej muajsh po shijon një romancë me Adis Patushin.
Dyshja janë pothuajse të pandashëm dhe ai qëndron pranë këngëtares edhe në performancat e saj dhe mbrëmjet muzikore.
Rëndësinë që Adisi ka për të, Fifi e ka treguar edhe gjatë një pyetësori që këngëtarja ka zhvilluar me fansat në Instagram.
Ndryshe, sa i përket muzikës këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri “Trauma” që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/