Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s duke mbetur në vendin e 120-të aty ku ishte edhe para një muaji, shkruan Demokracia.com.
FIFA ka publikuar sot listën e kombëtareve më të mira për muajin prill, ku Kosova dhe përfaqësueset tjera të Botës nuk kishin në program asnjë ndeshje. Në pozitë të njëjtë ka mbetur edhe Shqipëria. Shqipëria zë vendin e 66-të, ndërsa listës i prin Belgjika.
Në qershor Kosova do t’i luaj katër ndeshje miqësore. Më 1 qershor kundër San Marinos në Prishtinë, pastaj më 4 qershor ndaj Maltës në Austri dhe Guinesë më 8 dhe Gambisë 11 qershor në Antalia të Turqisë dhe kjo pritet të ndikojë në listë.