Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar të Fidan Gashi i cili u dërgua në Austri për shërim, pas shpërthimit që ndodhi para disa jave në Ferizaj.
Fidan Gashi tashmë është kthyer në Kosovë afër familjes së tij, ndërsa Zemaj thotë se janë në kontaktë të vahdueshme me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët e tjerë.
“Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Zemajt në Facebook.
Postimi i plotë i Zemajt pa ndërhyrje:
Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.
Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.
Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.
Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.
Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/275264227288777