Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj pritet t’i jap fund aventurës me Napoln në fund të këtij edicioni.
Gjatë këtij viti, ka pasur vazhdimisht spekulime për të ardhmen e futbollistit shqiptar, shkruan FrontOnline.
Atij nuk i është ofruar rinovim i kontratës, kështu që pritet ta lë Napolin.
Nga ana tjetër, një lajm i bujshëm vjen nga mediumi spanjoll “Fichajes”.
Mediumi në fjalë raporton se Real Madridi po e kërkon një mbrojtës të djathtë dhe për këtë është zgjedhur Hysaj.
Lëndimet e shpeshta të Carvajalit dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në afatin kalimtar për një mbrojtës dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur, gjithnjë sipas medias në fjalë./FrontOnline/