Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka lavdëruar punën dhe angazhimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në masivizimin e MiniBasketbollit.
Për këtë arsye sot FIBA ia ka kushtuar një shkrim Festivalit të MiniBasketbollit që është organizuar nga FBK ditë më parë në Prishtinë me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Kosova, me rreth 250 pjesëmarrës, përcjell FrontOnline.
Federata e Basketbollit të Kosovës është e vendosur të punojë në mënyrë që sa më shumë vajza dhe djem të merren me basketboll që nga mosha 6 vjeçare e tutje./FrontOnline/