Fiat-i i ri SUV-coupe Fastback për tregun e Amerikës së Jugut do të mbërrijë së shpejti dhe prodhuesi italian ka publikuar një tjetër imazh teaser si njoftim.
Fastback quhet edhe koncepti i Fiat i prezantuar në fund të vitit 2018.
Megjithatë, Fiat thekson se Fastback do të “sjellë thelbin e dizajnit italian të prodhuar në Brazil, me linja dhe forma që nxjerrin sportivitet dhe elegancë”.
I njohur nga brenda si Project 376, Fastback do të ndërtohet në platformën MLA dhe ndër të tjera do të marrë një panel instrumentesh digjitale dhe një sistem multimedial me ekran 10.1 inç.
Si fillim, është planifikuar motori GSE Firefly Turbo 1.3 me 180 HP (në benzinë) ose 185 HP (në etanol), me një transmetim automatik me 6 ose 9 shpejtësi.
Jozyrtarisht, përmendet se lansimi komercial i Fiat Fastaback në Brazil duhet të jetë në shtator, dhe se çmimi do të jetë më i volitshëm se Jeep Renegade./FrontOnline/