Pak më shumë se një vit më parë, Fiat zbuloi modelin 500e-në e tij të ri, tërësisht elektrik. Pasi CEO i Fiat Olivier François konfirmoi se versioni sportiv elektrik Abarth për 500e tashmë është në fazat e fundit të zhvillimit, ka ardhur konfirmimi se elektrifikimi, në fakt, do të marrë plotësisht modelet e Fiat. Në fund të kësaj dekade, Fiat do të bëhet një markë plotësisht elektrike.
Këto janë fjalët e vetë François në një njoftim për shtyp nga kompania mëmë e Fiat Stellantis. Ky njoftim ka të bëjë me një takim që François kishte me arkitektin e njohur Stefan Boeri, mbase i njohur për kullat e dyfishta të banimit të Bosco Verticale në Milano të mbuluara me pemë dhe bimësi. Të dy diskutuan nevojën për ndryshime urgjente në peisazhet urbane, të cilat Boeri tha se ishin përgjegjëse për 70 për qind të emetimeve globale të CO2./FrontOnline/