Dukagjini ka pësuar një humbje të dhimbshme të mërkurën në mbrëmje kur u mposht nga Llapi në finale të Kupës pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja ishte shumë emocionuese pasi për 120 minuta lojë nuk solli fitues dhe kjo bëri që trajnerët të mos jenë shumë të qenë në bankinë.
Ndihmës-trajneri te Dukagjini, Sami Gashi u përjashtua me karton në kuq gjatë ndeshjes për shkak të protestave në adresë të gjyqtarit, ndërsa pas finales trajneri Armend Dallku akuzoi gjyqtarët që e favorizuan Llapin. Kjo ka bërë që Disiplinori të hap hetim për të dy trajnerët e Dukagjinit.
Hapje e procedurës disiplinore:
-ndaj trajnerit të portierëve të KF “Dukagjini”, Sami Gashi me nr ID 002834M75. Për shkak të reagimeve të ashpra dhe jo sportive në drejtim të gjyqtarëve me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës Dukagjni – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
PEZULLOHET pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.
-ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.