×
  • Sport
  • Sport

    FFK e konfirmon se do të ankohet në CAS

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht.

    Në komunikatë thuhet se vendimi për ta gjobitur Rumaninë i arsyeton veprimet e tyre.

    Megjithatë, FFK njoftoi se do të ankohen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë për ta apeluar vendimin për rezultatin 3:0 në tavolinë për Rumaninë.

    Reagimi i plotë i FFK-së, pa ndërhyrje:

    Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues.

    Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.

    Pavarësisht kësaj, ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.

    FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive.

    Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.

    FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet.

    Nga Rubrika
    Sport26 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders ia ka lënë qenit të tij emrin “Messi” për ta nderuar legjendën argjentinase, Leo Messi. Këtë vendim...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Të tjera
    Vip25 Dhjetor 2024
    Një dron ka arritur në hapësirat e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe pati një mesazh për Laurentin dhe Fitimin,...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe, në masë të madhe, është...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terroriste po planifikojnë sulme të tjera në Kosovë gjatë festave të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin tha se Specialja nuk i dha leje të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.