×
  • Lajme
  • Lajme

    Fetoshi: PDK’së i duhet reformë urgjente, nëse nuk reagohet do kthehet në parti lokale

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Ish-kandidati për deputet nga PDK’ja, Arben Fetoshi, ka thënë se subjektit politik në të cilin është i duhet një reformë totale, duke konstatuar rënie të vazhdueshme të saj që nga 2017-a. Ai ka paralajmëruar edhe kthimin e PDK’së në parti lokale nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

    Fetoshi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar reformim të strukturave, në të cilat thotë se janë “bunkerizuar” pozitave në PDK. “Nuk mund të flitet për reformë duke i ruajtur strukturat e vjetra, duke u bunkerizuar në pozitat e kahershme dhe duke e komanduar votën e partisë për të përshtatshmit apo të fortit”, ka shkruar ai.

    Tutje, profesori universitar ka shtuar se thirrja e këtij subjekti politik në vlerat e luftës së UÇK’së ka sjellë braktisjen e luftëtarëve e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare nga PDK’ja.

    Postimi i plotë:

    Partisë Demokratike (PDK) i duhet reformë urgjente dhe e thellë. I duhet reflektim serioz për rënien e vazhdueshme që nga viti 2017.

    Çdo analizë që tenton ta arsyetojë rezultatin me shkaqe apo fajtorë jashtë PDK-së, do të jetë vetëmashtrim me pasoja katastrofale në zgjedhjet e vjeshtës.

    Reforma nuk është një përrallë e bukur për t’iu rrëfyer elektoratit, as vetëm koncept i ri në përputhje me kërkesat e reja për politikën.

    Nuk mund të flitet për reformë duke i ruajtur strukturat e vjetra, duke u bunkerizuar në pozitat e kahershme dhe duke e komanduar votën e partisë për të përshtatshmit apo të fortit.

    PDK-ja nuk është as LDK, as AAK e as Vetëvendosje, ajo ka specifikat e veta të zhvillimit dhe të degradimit.

    Ndërkohë që lidershipi i PDK-së vazhdon të ngulmojë në vlerat e lëvizjes atdhetare dhe UÇK-së, ajo duket se e ka braktisur ndjeshëm substancën e vet. Sa shumë luftëtarë e familje të dëshmorëve nuk janë sot me PDK-në, sa shumë veprimtarë e të burgosur politikë janë sot në subjekte të tjera? Nëse kjo duhet të konstatohet si pasojë, të gjithë e dimë se nuk ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Nëse PDK-ja nuk e mirëkupton pezmin e qytetarëve dhe mbi këtë bazë t’i nënshtrohet ndryshimeve që do të sillnin qasje të re në komunikimin me ta, atëherë refuzimi dhe mosbesimi i tyre veç sa do të rritet në zgjedhjet lokale.

    Me gjithë fushatën e mirë, programin dhe listën mjaft cilësore, rezultati i 14 shkurtit reflekton edhe solidaritet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si lider i partisë, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja.

    Pra, rezultati mund të ishte edhe më i keq, e nëse nuk reagohet shpejt dhe me vendosmëri, pa inate e ‘luftë’ mes njëri tjetrit, rënia do të vazhdojë pashmangshëm duke e reduktuar në një tjetër parti lokale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.