Kryetrajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, u tregua i papërmbajtshëm me deklaratat e tij pas humbjes së Ballkani kundër Prishtinës me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën.
Munishi përdori fjalë jo të përshtatshme në reagimet për media dhe në rrjete sociale ndaj disa personaliteteve sportive dhe Komisioni Diciplinorë e ka cilësuar si fjalor degradues.
Për këtë arsye, ndaj trajnerit të FC Ballkanit është hapur prosedur diciplinore deri në kompletimin e lëndes.
Ky është njoftimi i plotë nga ana e Komisionit Diciplinor për rastin e Ismet Munishit:
ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mos respektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të pa përshtatshëm, ofendues., linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.