Në ndeshjen e fundit të Torinos, e gjithë vëmendja ishte te mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda.
Futbollisti nga Drenica e shënoi golin e fitores (1:0) ndaj Parmës për t’ia rritur gjasat skuadrës së tij për mbijetesë, shkruan FrontOnline.
Me të shënuar golin e fitores, Vojvoda festoi me futbollistin serb, Sasa Lukiq.
Festimi i tyre së bashku, duke ditur se Kosova dhe Serbia nuk kanë raporte të mira, shkaktoi bujë të madhe.
Madje, ky veprim ka shtyrë edhe mediumin italian, “La Republica” të shkruajë një artikull.
“Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend tjetër dhe në një jetë tjetër, kush e di, mbase Mërgimi dhe Sasa do të ishin qëlluar me njëri-tjetrin. Ose ata thjesht do ta kishin urruar njëri-tjetrin për shkak të së kaluarës”, shkruan mediumi italian./FrontOnline/