×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Festimet e fundvitit në Tiranë, presidenti Begaj: Shqipëria ka ende sfida

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Presidenti Bajram Begaj tha sot se “Shqipëria ka ende sfida në përmbushjen e pritshmërive, aspiratave, ëndrrave dhe dëshirat e qytetarëve të saj”.

    Presidenti Begaj i bëri këto komente në një mesazh urimi për bashkëkombësit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë.

    Ai shprehu dëshirën për një Shqipëri më të begatë, të zhvilluar, të sigurtë, demokratike dhe evropiane.

    Zoti Begaj tha se festat e fundvitit sjellin bashkim në familje dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë, bashkim rreth vlerave dhe aspiratave të përbashkëta drejt të ardhmes.

    “Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më europiane… Dëshiroj të përshëndes dhe t’iu uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombasve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe kudo ku ata ndodhen”, tha presidenti Begaj.

    Presidenti Begaj përmendi arritjet e vendit në shumë fusha, ku krahas ecurisë së integrimit europian, veçoi reformën në drejtësi, që po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

    Ai theksoi se vendi ende ka shumë sfida përpara në arritjen e pritshmërive të qytetarëve, mes të cilave renditi nevojën për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse, për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta demokratike, që garantojnë shtetin e së drejtës.

    Atmosfera e festave të fundvitit në kryeqytet arriti kulmin në ditën e fundit të dhjetorit, ndërsa mijëra qytetarë të gjithë moshave merrnin pjesë në koncerte dhe lojëra në sheshin Skënderbej.

    Sheshi ishte mbushur plot me të rinj e të reja, prindër me fëmijë përdore dhe gjyshe e gjyshër duke shëtitur nipa e mbesa me karroca.

    “Është një mrekulli e madhe për mua që viti i ri më ka gjetur me nipin e vogël. Lum ata gjyshër, që e përjetojnë këë ndjenjë. Jam në të gjithë parametrat shkëlqyeshëm: fëmijët i kam shumë mirë, vet me zonjën jam shumë mirë. Uroj që gjithë shqiptarët të kenë një vit të mbarë dhe të paqtë”, tha për Zërin e Amerikës, Bardhyl Vogli me nipin e sapolindur në karrocë.

    Qytetarët uronin njëri tjetrin për mbarësi, më shumë shëndet e suksese gjatë vitit të ri, ndërsa nxitonin të arrinin takimet me familjarët dhe të bënin blerjet e ëmbëlsirave, veshjeve, ushqimeve tradicionale dhe dhuratave më të fundit.

    “Realizime, shëndet duam, suksese si çdo qytetar. Kryesorja është shëndeti”, thotë Anila Onjea, e cila ka një djalë student në vitin e parë dhe dëshiron mbarëvajtjen e provimeve të tij.

    Krahas shumë vendasve, turistëve perëndimorë dhe emigrantëve të kthyer pranë familjave për festa, në këtë mjedis festiv të sheshi Skënderbej ishin pjesë edhe njerëz të vuajtur, që mbartin brenga e dhimbje të hershme qysh nga koha e diktaturës komuniste.

    “Uroj Gëzuar të gjithë shqiptarët, që viti i ri të jetë një vit i mbarë, me shpresë dhe me gjithë të mirat. Unë si i përndjekur politik kërkoj nga të gjithë instancat që të përpiqen për një zgjidhje për mbi gjashtë mijë vetë të pushkatuar nga diktatura dhe janë të pagjetur e pa një varr. Midis tyre kam edhe unë axhën, është i pushkatuar, por nuk dimë se ku prehet, ndaj shpresojmë që qeveria të bëjë të mundur gjetjen dhe të kemi për të një varr, ku të vendosim një lule dhe ta qajmë e ta nderojmë, siç kemi qarë e nderuar gjithë të tjerët”, tha për Zërin e Amerikës Filip Gjomarkaj, i përndjekur politik.

    Tirana është përfshirë nga atmosfera festive për fundvitin, ndërsa qytetarët urojnë njëri tjetrin për suksese dhe angazhime të tjera në familje dhe në punë. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Trupi i burrit që dyshohet se ishte ne makinën e cila ra në lumin Vradar mbrëmë po kërkohet me dron. Kështu raportojnë...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Arsllani për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë ku një veturë me...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rashçe-Saraj të Maqedonisë së Veriut. Në rrethana ende të paqarta një automjet me pesë...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë për Ekonomia Online se insistimi i kryeministrit Albin Kurti për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitar...
    Lajme03 Janar 2025
    Amer Kapetanoviç mori sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e...
    Lajme03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Lajme03 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër, ka përuruar sot dy qendra shëndetësore...
    Lajme03 Janar 2025
    Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është shqyrtuar këtë të premte kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest...
    Lajme03 Janar 2025
    Raportohet se është liruar ish-ushtari i UÇK-së, i arrestuar në Serbi një vit më parë Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, raportohet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.