Tifogrupi prishtinas “Plisat” kanë krijuar një atmosferë fantastike me rastin e triumfit të Prishtinës për titullin kampion.
Prishtina u shpall kampione e Kosovës për herë të parë pas 8 vjetësh.
Qindra tifozë të Prishtinës pritën heronjtë e tyre në sheshin e kryeqytetit.
Mjetet piroteknike, fishekzjarret, këngët dhe brohoritjet e karakterizuan festën në kryeqendrën e Kosovës.
Prishtina sot pësoi 2:5 në takimin e fundit të edicionit 2020/2021, por rezultati ishte në plan të dytë për të besuarit e Zekirija Ramadanit.
Ky është trofeu numër 11-të për Prishtinën në histori të klubit.
https://www.facebook.com/100052680255883/posts/261507428948597/