Kampioni i ri i Italisë, Interi e ka mbyllur me fitore të thellë edicionin 2020/21.
Skuadra e Antonio Contes mposhti Udinesen në shtëpi me rezultat 5:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, festa në stadium nuk mungoi, por edhe jashtë stadiumit, mijëra tifozë “pushtuan” qendrën e qytetit.
Edhe tifozët nga Kosova të Interit organizuan festë.
Shumë tifozë të Inter Club Kosova, grupimi zyrtar i njohur nga klubi italian festuan afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Këngët dhe mjetet piroteknike nuk munguan në këtë festë.
Këto janë pamjet nga festa e tifozëve të Interit në Kosovë:/FrontOnline/