Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton klankosova.tv.
Ndërkohë trafik i rënduar është krijuar edhe në fshatin Mengël, konkretisht në aksin Librazhd-Elbasan.
Prej ditësh kjo është situata thuajse çdo ditë në Elbasan, gjendja vazhdon të rendohet edhe për shkak të kthimit të emigranteve për festa.
Sipas euronews.al, Elbasani vuan mungesën e një By-Pass dhe trafiku është i bllokuar nga metalurgjia e deri ne Labinot.
Policia ka shtuar patrullon ne terren për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, megjithatë situata mbetet e rënduar.