Sot vendoset gjithçka për titullin në La Liga.
Real Madrid dhe Atletico Madrid do të luftojnë deri në sekondat e fundit të ndeshjeve që do t’i zhvillojnë, me skuadrën e Simeones që ka një përparësi të madhe.
Atletico është në vendin e parë me 83 pikë, kurse Real Madrid në vendin e dytë me 81.
Të drejtuarit e Simeones do të luajnë ndaj Real Valladolid dhe iu nevojitet vetëm fitorja për t’u shpallur kampion, sigurisht nëse Real Madrid arrin që të arkëtojë tre pikë të plota.
Në anën tjetër, madrilenët do të kenë para vetës një kundërshtar shumë të vështirë që është skuadra e Villareal.
“Los Colchoneros” kanë 25 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje në këtë edicion, kurse “Los Blancos” kanë 24 fitore, 9 barazime dhe 4 humbje, shifra pothuajse të ngjajshme.
Çdo rezultat tjetër përveç fitores së Real Madrid do ta shpallte automatikisht Atletico Madridin kampion në La Liga.
E vetmja gjë e sigurt është që kupa do të jetë në Madrid, pasi të dyja skuadrat e vetme në garë për titullin janë të kryeqytetit spanjoll. Për këtë arsye, institucionet përkatëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë kanë marrë masa të shumta duke blinduar kryeqytetin.
Do të ketë afro 1000 forca policie në dy sheshet kryesore të Madridit “Neptuno” dhe “Cibeles”, ku pritet që të ketë festë nga ana e dy tifozërive përkatëse.