Katër javë para mbylljes së kampionatit, Interi e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.
Me ta kuptuar këtë lajm, tifozët e Interit kanë “shpërthyer” në festë të madhe, shkruan FrontOnline.
Me këtë rast, nuk mungoi as festa e ish-gruas së Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmanit.
Erjona njihet si tifoze e flaktë e Interit, derisa në rrjetin social “Instagram” postoi një foto ku shihet në një pishinë dimërore, derisa shkruan:
“Kur të thonë se Interi ka fituar titullin kampion”./FrontOnline/