Pas tetë vitesh pritje, Prishtina e ka fituar titullin e kampionit në Kosovë.
Skuadra e Zekirija Ramadanit e siguroi titullin javën e kaluar, kurse sot e mbyll edicionin në ndeshjen ndaj Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes së sotme, tifogrupin “Plisat” kanë organizuar një festë të madhe në kryeqytet.
https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/posts/10151513090369959?__cft__[0]=AZXA1F1ZbpQXYRWghZzHOFuhGvRinFv-m38e3X7CSPVlCaeIE_QxHo5ZSoLKpbFGWZFJQF3sqQVpyOGRVEMSN2atKCip1VfyXZLW_Sufn5tjT20QqFGc3xa673Sxd-Z7Kq-Zv1wlVG9-3089a5N1pZoJ&__tn__=%2CO%2CP-R
Festa, sipas “Plisave”, do të jetë e paparë deri më tani.
Njoftimi i plotë i tifogrupit prishtinas:
“SOT PRISHTINA FESTON!
Prishtinë dhe mbarë opinioni shqiptar, a jeni gati të jeni dëshmitarë të një organizimi të paparë deri më sot në shqiptari?! Luanat e Prishtinës do të priten si askush më parë në sheshin e kryeqytetit “Nënë Tereza” nga ora 19:30.
Në ora 19:00 veshu bardhë e kaltër dhe nisu në shesh, priti Kampionët!
Kurse në ora 22:00 gjithë qytetin do ta pres një surprizë!
Plisa, takohemi nga ora 18:00 në Fan Club“./FrontOnline/