×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa e Ditës së Mbretit, Kurti falënderon Belgjikën për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.

    Duke e konsideruar këtë ditë si simbol të unitetit dhe historisë së Belgjikës, këtë vit shënohet përvjetori i 158-të i Ditës së Mbretit Belg.

    Në adresimin e tij sipas komunikatës për media, Kurti tha se kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, po e shënojmë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve tanë dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.

    “Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”,  u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.

    Kryeministri theksoi se lidhjet tona diplomatike janë më të ngushta se kurrë, tani që nga viti i kaluar kemi edhe ambasadorin me kompetenca të plota, Cuvelier por se pavarësisht kësaj duhet të punojnë edhe më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke u shprehur optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet sociale.

    Ai gjithashtu falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.

    Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti, uroi shtetin e Belgjikës dhe popullin belg në këtë festë shumë të rëndësishme të shënimit të ditës së Mbretit belg, duke iu dërguar urimet më të ngrohta Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit  Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princeshës Eleonore.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.