Pas modeleve speciale me motor V12 si Omologata dhe BR20, krijimtaria e re unike nga Ferrari ka një motor V8, dhe është modeli SP48 Unica. Ferrari SP48 Unica bazohet në modelin F8 Tributo, por kjo nuk mund të thuhet në shikim të parë, sepse trupi është ridizajnuar ndjeshëm.
Krijimi unik është porositur nga një klient i vjetër i Ferrarit, i cili ka marrë pjesë në zhvillimin e makinës dhe mund të thuhet se ai kishte “fjalën e fundit” në çdo hap të procesit.
Një grilë e përparme krejtësisht e re u krijua duke përdorur teknika të modelimit procedural-parametrik dhe prototipa 3D. Ndikimi i modelit Roma është i dukshëm sepse SP48 Unica ka një efekt të ngjashëm tredimensional të grilës së përparme që i jep supermakinës një dizajn të freskët në krahasim me të famshmin F8 Tributo si dhe me 488 dhe 458.
Pjesa e pasme është më elegante se më parë, sepse xhami i pasmë është hequr dhe katër dritat e pasme të rrumbullakëta janë zëvendësuar me linja të holla LED që të kujtojnë Romën.
Ndryshimet janë të dukshme edhe në profil, dhe përveç buzëve të reja, SP48 Unica ka thithëse të ndryshme anësore të pozicionuara pak më poshtë. Pragjet e zeza zënë një zonë pak më të madhe.
Fotografia e brendshme ende mungon, por dihet se më së shumti është transferuar nga modeli F8 Tributo. Në anën e djathtë të pultit është shenja SP48 Unica, dhe sediljet janë të veshura me susta Alcantara me vrima lazer, e cila është e pranishme edhe në vende të tjera.
Nuk ka detaje rreth ndryshimeve të mundshme mekanike, kështu që ky “special” ka të njëjtin motor V8 3.9 litrash me turbo dyfishtë që përdor F8 Tributo, i cili zhvillon 710 kuaj fuqi dhe 770 Nm çift rrotullues. F8 Tributo “katapulton” nga 0 në 100 km/h për 2,9 sekonda, dhe arrin 200 km/h në 7,8 sekonda përpara se të arrijë një maksimum prej 340 km/h.
Çmimi nuk është shpallur ende./FrontOnline/