Pak më shumë se katër vjet më parë, Ferrari festoi 50 vjetorin e pranisë së saj në Japoni dhe e shënoi atë me modelin Ferrari J50. Ferrari J50 bazohet në 488 Spider, por ka një trup më të hijshëm dhe një motor më të fuqishëm V9 twin-turbo 3.9 litra. Përveç kësaj, J50 është më e rrallë sepse u prodhuan vetëm dhjetë kopje.
Tani, njëri prej tyre është ofruar për shitje në Tokio, dhe çmimi është 3.6 milion dollarë. Kopja e përdorur është e llakuar në Nero Daytona, pra e zezë metalike. J50 nuk është vetëm një 488 Spider me një trup tjetër, por gjithashtu zhvillon 20 kuaj fuqi më shumë, ose 690 kuaj fuqi. Është zbukuruar me fellne kromi 20 inç dhe deri më tani ka përshkuar vetëm 692 kilometra. Sipas fotove është në gjendje të përkryer./FrontOnline/