Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës.
Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe, Ferrari nuk do të fitonte më një Le Mans për 58 vjet.
Dhe kur ndodhi, motori i veturës kishte vetëm gjysmën e cilindrave si ky klasik që po shitet tani.
Ky, natyrisht, është një Ferrari 250 LM i vitit 1964 nga Scaglietti dhe po shitet përmes ankandit RM Sotheby’s.
Sipas listës së ankandit, kjo është e gjashta 250 LM e ndërtuar.
Me këtë veturë, Ferrari arriti fitoren e parë në Le Mans nga një ekip privat.
Gjendja raportohet si “shumë origjinale” me mirëmbajtje të kryer gjatë viteve për ta mbajtur atë në funksion.
RM Sotheby’s tregon një vlerësim para ankandit prej 26 milionë dollarësh, por ne do të shohim se cili është çmimi aktual i shitjes në shkurt. /Telegrafi/