Që nga viti 1987, Festivali Ndërkombëtar i Automobilave jep çmimin për “projektet më të bukura dhe moderne automobilistike të vitit” në kategori të ndryshme dhe medalja më prestigjioze kësaj here i përket Ferrarit.
Është një Ferrari Daytona SP3 fantastike, e cila u shpall supermakina më e bukur e vitit. Rregullat parashikojnë që kandidatët e kësaj kategorie duhet të jenë më të shtrenjtë se 60 mijë euro dhe SP3 nuk e ka “asnjë problem” me këtë. Shefi i dizajnit të Ferrarit, Flavio Manzoni gjithashtu mori një çmim për ndikimin dhe punën e tij krijuese në sektorin e automobilave.
“Këto dy çmime janë dëshmi e pakundërshtueshme e nivelit të cilësisë dhe përsosmërisë të arritur nga Qendra Styling e Ferrarit, të cilën unë kam privilegjin të drejtoj. Ato janë gjithashtu dëshmi e hulumtimit të sofistikuar në projektin Ferrari Dayton SP3”, tha Manzoni. /FrontOnline/