×
  • Auto
  • Auto

    Ferrari 812 Superfast nga Carlex Design

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Trupi i gdhendur me prerje të sakta dhe vija të përkryera, e bëjnë Ferrari 812 Superfast një nga super veturat me pamje më të mirë që mund të shihni në rrugë sot. Kompania madje po vjen me një version të konvertueshëm të 812 këtë vit, i cili do të jetë hera e parë në më shumë se pesë dekada.

    Kompania polake Carlex Design, kohët e fundit vuri dorën mbi këtë bukuri për t’i dhënë asaj një kthesë unike. Meqenëse 812 Superfast gjithsesi është një bukuri në vete, Carlex bëri gjënë e mençur për të mos u ngatërruar me pjesën e jashtme, dhe në vend të kësaj, ka dizajnuar me shije kabinën në përsosmëri.

    Si pasardhës i F12 Berlinetta, 812 Superfast ka shumë për të ofruar, si për nga pamja ashtu edhe nga performanca. Nuk do të ishte e gabuar të thuhej që prodhuesi italian i mori të gjitha gjërat mirë. Ndërsa në të vërtetë nuk ka shumë që mund të bëhet për ta bërë pamjen e jashtme më të mirë, por pjesa e brendshme mund të rregullohet pak. Një pronar i 812 Superfast vendosi të porosisë Carlex Design për të dalë me diçka unike me shije dhe rezultati është mjaft mbresëlënës.

    Ulëset dhe dyert janë rindërtuar në hije të zeza dhe të verdha me shumë detaje mbi to. Elementet me nuancë të verdhë në konsolën qendrore dhe rripat e sigurimit i bëjnë gjërat edhe më mirë. Ju gjithashtu mund të dalloni disa fibra karboni dhe lëkurë Alcantara rreth kabinës për të ofruar pamje mjaft luksoze.

    Tipari kryesor është logoja e Ferrarit e qëndisur në mes me qepje të kontrastit të bardhë. Nuk ka asnjë ndryshim të bërë në sistemin e lëvizjes. 812 Superfast mundësohet nga një motor V-12 me aspirim natyror 6.5 litra që nxjerr 789 kuaj fuqi. Fuqia dërgohet ekskluzivisht te rrotat e pasme përmes një marshi automatik me pedal të dyfishtë me shtatë shpejtësi. Përshpejtimin nga 0 në 100km/h e arrin për vetëm 2.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 334 km/h./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto24 Korrik 2025
    Teksa automjetet moderne po bëhen gjithnjë e më shumë “kompjuterë me katër rrota”, edhe shqetësimi për privatësinë e shoferëve po vjen në...
    Auto23 Korrik 2025
    General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për...
    Auto22 Korrik 2025
    Mercedes-Benz ka nisur “një tërheqje globale nga tregu” për rreth 223,000 furgonë për shkak të mundësisë së defektit në airbag-un e shoferit,...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.