DMC gjermane do të fillojë këtë vit me një model të modifikuar Ferrari 296 GTB, të quajtur “Squalo” (Shark). Ashtu si me krijimet e mëparshme të këtij modifikuesi, bie në sy kompleti i trupit aero i bërë nga fibra karboni, një grup rrotash të reja dhe më shumë fuqi në krahasim me modelin standard.
Paketa e fibrave të karbonit përfshin një grup pregjish, një difuzor të pasmë dhe një spoiler në bagazh, si dhe një grup rrotash të reja PUR WHEELS 21 dhe 22 inç, susta të reja (makina është më e ulët për 35 mm), gjithashtu lëkurë alcantara në brendi.
Ferrari 296 GTB i zakonshëm kombinon motorin 2.9 litra turbo V6 benzinë, motorin elektrik dhe bateri 7.45 kWh, me gjithsej 830 kuaj fuqi, ndërsa ky version DMC ka 888 kuaj fuqi.
Gjithashtu, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h u ul nga 2.9 në 2.8 sekonda./FrontOnline/