Sot më 28 qershor janë bërë plotë shtatë vjet që nga vdekja e ish-futbollistit të njohur kosovar, Triumf Shabanit.
Shabani kishte humbur jetën në moshën 20-vjeçare.
I ndjeri kishte mbrojtur ngjyrat e klubit të Feronikelit, klub i cili e ka përkujtuar në këtë përvjetor.
Postimi emocional i Feronikelit në faqen zyrtare:
Shtatë vite pa Triumf Shabanin
Sot, shtatë vite më parë u shua një nga shpresat më të mëdha të futbollit të Kosovës, e një nga djemtë më puntorë që njohëm.
Shtatë vite më parë, na la Triumfi, duke bërë atë që donte më së shumti në jetë.
Ai nuk diti të kursehej asnjëherë për askënd dhe për asgjë, prandaj në mendjet dhe zemrat tona do të kujtohet gjithmonë për këto, e shumë veti të tjera që e bënë të veçantë.
Pusho i qetë Triumf, ndërsa ne çdo ditë do të tentojmë të të bëjmë krenar.