Reperët Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Gjuj për to” mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop, e që kënga është vizualizuar edhe më videoklip.
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat, por që është vërejtur mungesa e përkrahjes nga koleget e dyshes.
Për këtë ka shkruar edhe reperi nga Gjilani, Fero, i cili ka thumbuar estradën shqiptare.
“Deri tani e keni suportu Don Xhonin tashmë nuk po e bëni, çka u bë. Mua më pëlqej shumë kënga e re. Suport, suport”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Fero ka një muaj që ka paralajmëruar se nuk do të lansojë më këngë në gjuhën shqipe dhe projekti i fundit i tij është kënga kushtuar bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.