Pak më parë u raportua për një përleshje që ka ndodhur sot në Dragodan. Të përfshirë në këtë përleshje ishin reperi kosovar Feronit Shabani- Fero dhe truproja i tij.
Ata kanë sulmuar producentin e njohur, Jetmir Agaj, në studion e tij, në Dragodan.
E për këtë, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia.
Për momentin Agaj është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.
Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi, njofton sinjali.
Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.