Ish-reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, do të hyjë sonte në shtëpinë me të madhe në vend, atë të Big Brother Vip Kosova, por pa u ditur se në çfarë cilësie po futet, shkruan FrontOnline.
Por Fero, i pranishëm do të jetë edhe tek emisioni ”E premtja me Halilin” që udhëheqet nga Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës ”Jetimat e Ballkanit”.
Për shumë kë, këto lëvizje të Feros, po dukën shumë interesante.
Ndryshe, Fero kishte deklaruar tërheqjen nga muzika për tu përkushtuar tek feja Islame.
”Sezoni i ri i emisionit “E Premtja me Halilin” po fillon! Një emision plot emocione dhe surpriza, ku së bashku sjellim buzëqeshje në shumë familje.
Emisioni i parë i këtij sezoni transmetohet këtë të premte, më 25 tetor 2024, në ora 20:00, në Kanal 10. I ftuar special: Feronit Shabani – FERO. Na ndiqni të premten në ora 20:00! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!” ka shkruar Kastrati.
”Fero, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP! Çfare do të bëjë ai?
Zbulojeni në orën 21:00!” kanë shkruar nga Big Brother Vip Kosova.