×
  • Vip
  • Vip

    Fero rrahu brutalisht një 19-vjeçar, në Polici rrëfeu se kënga e Unikkatalit e provokoi

    FrontOnline
    26 Korrik 2022

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka përfunduar në ndalim policor pas publikimit të pamjeve ku shihej duke rrahur brutalisht një person në një veturë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan. Shteti u aktivizua dhe pas një dite arrestoi Feron, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Sulm”. Këtë herë gjithë sherri plasi për këngën e reperit tjetër, Unikkatilit, “Po eci”.

    Nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të deklaratës së Feros të dhënë para hetuesve policorë, kjo këngë që u lëshua me zë të lartë në veturën ku ndodhej viktima ishte arsyeja e sulmit, meqë ai ndihej i provokuar.

    Sinjali mëson se personi që u sulmua nga reperi është një 19-vjeçar, i cili ndodhej bashkë me shokun e tij në veturën që e kishin marrë me qira. Të dy janë intervistuar në Polici, njëri si viktimë e tjetri si dëshmitar.

    Por cila është kjo këngë që e bëri Feron të eskalojë?

    Vargjet e këngës “Po eci” të Unikkatilit, që është përfolur si disss ndaj Feros, gjë të cilën e ka pranuar edhe ky i fundit siç duket e kanë bërë atë të hidhej në sulm në pikë të ditës, duke sulmuar fizikisht të riun.

    “Mu picamen? s’je n’veti jo
    Qato nuk kom fol se shihet me kohë
    Vlej do milionë p*dh ti as ni trohë
    Ça merr n’koncert ti unë lypsav i dho
    T’kalumen tone e sheh si behone
    E do me ma ngjit mu, qy sa i q*mnone,
    Ngushllime për trillime qe i bone,
    Kokaina ta ka mbush kryt kërrnome” 
    .

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se Fero është ndaluar për 48 orë. 

    “Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës. Vullneti i ka thënë Rovenës...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës, kjo për shkak të kujdesit...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebookun e tij ka publikuar pamje nga Panairi i Librit, duke thënë se është një atmosferë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Ndërkombëtar në Kosovë, Nancy Soderberg. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Senatori John Thune, mik i Federatës Vatra do të drejtojë Senatin Amerikan për 4 vitet e ardhshme, detyrë që e merr në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.