Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.
Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.
Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“, njofton sinjali.
Mësohet se Jetmir Agaj për momentin është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.