Mëngjesin e së shtunës, Gazmend Hyseni i njohur si Strella ka mbetur i vrarë.
Ishte vëllau i Butës, Qëndrim Januzi, që e qëlloi atë për vdekje, shkruan lajmi.net.
Dyshohet se ky konflikt ka nisur pasi, Strella i ka djegur Butës veturën me vlerë prej 70 mijë eurosh.
Në këtë situatë është përmendur edhe Fero, pasi ai ishte miku i Strellës.
E tash ai ka vendosur të reagojë lidhur me këtë, por jo me fjalë. Reperi ditën e sotme u bë e ditur se ai ka bërë tatuazh nofkën e të ndjerit.
“King Strella” është mbishkrimi që reperi e ka përjetësuar në gjoksin e tij.