Reperi nga Gjilani, Fero është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Ai kohë më parë kishte paralajmëruar edhe albumin e tij më të ri, por gjatë ditës së sotme përmes një Instastory ai ka treguar se ka anuluar publikimin e tij.
Fero ka treguar se kënga e tij ”Bella” e cila ende nuk është publikuar, është e fundit që është krijuar në gjuhën shqipe.
”Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe, shihemi – nimi të gjithë”, ka shkruar Fero.
Nuk dihet se cfarë e shtyri artistin që të marrë një vendim të tillë, por gjasat janë se ai do të sjellë projekte ndërkombëtare.