×
  • Sport
  • Sport

    Ferizaji triumfon ndaj Dritës, Prishtina dhe Llapi ndajnë pikët

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Ferizaji ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Dritën para tifozëve të vet me rezultat 2-1. Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi pa fitues.

    Antonio Ilieski e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 48-të, duke kaluar Ferizajn në epërsi. Drita ia ka arritiur ta barazojë në minutën e 80-të me golin e Veton Tushës, por gëzimi i mysafirëve ka zgjatur vetëm një minutë, pasi Fatjon Isufi ka shënuar menjëherë dhe e ka vulosur fitoren për vendasit.

    Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Prishtina dhe Llapi, kanë barazuar 1-1. Llapi ka kaluar i pari në avantazh me golin nga penalltia të Ardit Tahirit në minutën e 17-të, ndërsa Leotrim Kryeziu i Prishtinës i ka barazuar shifrat në minutën e 70-të.

    Pas ndeshjeve të sotme, Ferizaji ngjitet në vendin e katërt me 45 pikë, vetëm dy më pak se Malisheva, duke mbajtur gjallë ëndrrën për daljen në Evropë. Drita, pavarësisht humbjes, mbetet në krye të tabelës me 66 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani. Llapi dhe Prishtina kanë nga 40 pikë, duke u renditur në pozitat e gjashtë dhe të shtatë në tabelë./RTK

    Nga Rubrika
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Sport21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2024/25, pas një fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 82:67 në “Minatori” të...
    Sport21 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media të mbajtur në Zvicër ka folur në lidhje me ngërçin politik në vend. Ajo u...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 26-vjetorit të masakrës së Dubravës, në një...
    Lajme22 Maj 2025
    Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytetit në Kaçanik dikush ia kishte vjedhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy diplomatëve izraelitë, të cilët ishin punonjës në ambasadën izraelite në...
    Lajme22 Maj 2025
    Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza përmes një...
    Lajme22 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shoqërinë e homologes zvicerane, Karin Keller-Sutter vizitojë kompaninë “Stadler Rail” dhe biblotekën St.Gallen në Zvicër. Pamje...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike. Sipas njoftimit të policisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.