Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga tre të dyshuar të cilët e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Viktima ka raportuar se pasi e kanë rrahur i kanë marrë një shumë prej 327 eurove dhe pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti i cili ka ndodhur në Ferizaj është në procedurë hetimore.
DETYRIM
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.