Ferizaj ka arritur fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ndërsa sfida mes Llapit dhe Ballkanit ka përfunduar pa fitues.
Të dy ndeshjet kanë qenë në kuadër të Javës së njëzet e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Në duelin e zhvilluar në Ferizaj, vendasit e zhbllokuan rezultatin në pjesën e dytë. Ardit Topalaj (51’) dhe Erion Sadriu (53’) kanë realizuar dy gola të shpejtë për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tyre. Nga ana tjetër, Dukagjini e ka ngushtuar rezultatin me golin e Vitor Hugo.
Në Podujevë Llapi ka lëshuar pikë në një ndeshje që dukej e fituar.
Tahiri ka kaluar në epërsi skuadrën e Llapit që në minutën e njëzet e tetë, por pastaj Ballkani e ka shmangur humbjen me goline Sunday Adetunji në minutën e nëntëdhjetë.
Tabela e Superligës kryesohet nga Drita, ndërsa në vendin e fundit gjendet Feronikeli. /RTK