Policia e Kosovës, ka njoftuar se masat mbrojtëse për Covid-19, të vendosura nga Qeveria, janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë nga 30 nëntor dhe deri më 6 dhjetor, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, si dhe janë dhënë 223 vërejtje.
Policia apelon te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.