Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Si pasojë e këtij e këtij zjarri ka humbur jetën një 66-vjeçar, i cili kishte jetuar i vetëm në shtëpi.Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për medie.
LEXO EDHE: Derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin në Mitrovicë, një person e ndalon dhe e sulmon
“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar, i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës, është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatën e PK-së.“Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë. Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën”, ka njoftuar PK.Më tej është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi.