Në Ferizaj është arrestuar një person pasi dyshohet se e kishte kanosur duke i drejtuar armën një personi tjetër.
Policia njofton se viktima kishte arritur që ta largonte armën nga duart e të dyshuarit, me ç’rast arma kishte shkrepur.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.