Neuropsikiatri, dhe njëherit kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka bërë të ditur se është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Agani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se për momentin ndodhet në shtëpi duke marrë trajtimin e nëvojshëm nën përkujdesjen e familjes.
Postimi i tij i plotë:
Te dashur familjare, miq, e dashamire,
Pas me shume se tete muaj beteje te suksesshme kunder infeksionit Covid ne vijen e pare te punes se rregullte me paciente, keto dite me preku edhe mua ky virus tinzar.
Shpresoj se me ndihmen e Zotit te Madherishem dhe kolegeve profesioniste te kesaj lemie do tia dal te tejkaloje edhe kete sprove te radhes. Per momentin ndodhem ne shtepi duke marre trajtimin e nevojshem nen perkundesjen e familjareve.
Ju pershendes perzemersisht dhe ju lus per mirekuptim per shkak te pamundesise qe te komunikoje me ju ne vellimin dhe cilesin e rendomte.
Poashtu ju lus per kujdes te shtuar ndaj ketij infeksioni viral.
Me shume respekt,
Ferid Agani