Në përvjetorin e 22-të nga marrja e burrit dhe katër djemve të saj, është rrëfyer Ferdonije Qerkezi.
Nga shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë, ajo rrëfeu sërish përjetimet dhe vuajtjet e 22 vjetëve më parë.
“Pikërisht në këtë shtëpi hyn policia serbe në ora 11, na kanë kontrollu kush jemi, ajo ditë, si sot, si para 22 vjetëve, është e njëjta ditë për mu, ohhh…u kanë një ditë e zezë për mu”, u shpreh Qerkezi për T7.
“Kështu, edhe sot, pas kaq vitesh e ka të vështirë t’i mbajë lotët kur përmend fëmijët dhe burrin e saj. “Ditë e zezë, ditë e ranë, ditë e tmerrshme”, shtoi zonja Ferdonije.
Ajo bëri thirrje që të gjithë të vazhdojnë t’i përkujtojnë personat të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e vendit të tyre.